Connect with us

Entertainment

Ministria e Ekonomisë i cilëson “të pavërteta” raportimet se subvencionet bazohen në moshë dhe gjini

Avatar of admin

Published

on

Ministria e Ekonomisë.

Ministria e Ekonomisë, ka reaguar në lidhje me raportimet se subvencionimet e efiçiencës së energjisë bazohen në moshë dhe gjini duke i cilësuar të pavërteta.

Ky dikaster përmes një komunikate për media ka thënë se qytetarët për shpalljet relale të kyçen tek ueb-faqet dhe rrjetet sociale zyrtare.

“Me qëllim të informimit të drejtë e korrekt të opinionit të gjerë, lidhur me disa njoftime të rreme në rrjete sociale rreth subvencionimit të efiçiencës së energjisë kinse subvencioni bazohet në moshë dhe gjini janë të pavërteta”.

“Ministria e Ekonomisë (ME) ju njofton se të gjitha shpalljet, njoftimet dhe informacionet për dhe rreth Ministrisë së Ekonomisë, qytetarët mund t’i gjejnë vetëm ne rrjetet sociale të ME-së: ueb-faqe, Fb, Twitter dhe Youtube dhe në mediat/ portale të cilat operojnë në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

Nga ministria është thënë se do të vazhdojnë t’i mbajnë thirrjet e hapura për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në sisteme të energjisë së ripërtëritshme – sistemi për ngrohjen e ujit sanitar dhe thirrjet për subvencionimin e sistemit fotovoltaik për prodhimin e energjisë elektrike për vetë-konsum për konsumatorët familjarë dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NMVM), që realizohen me mbështetje financiare të Bashkimit Evropian në Kosovë.

ME-ja ka shtuar se shpalljet nuk e përcaktojnë moshën dhe as gjininë e aplikuseve, prandaj të gjithë qytetarët kanë të drejtë të aplikojnë bazuar në kriteret e paraqitura në shpallje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Submit nuk lejohet pa përmendur burimin.
Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


supply

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2024