Connect with us

Entertainment

Gërvalla: S’e kishim si objektiv anëtarësimin e plotë në KiE

Avatar of admin

Published

on

Gërvalla: S’e kishim si objektiv anëtarësimin e plotë në KiE

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka njoftuar se objektivi i ekzekutivit kosovar nuk ka qenë anëtarësimi i plotë në Këshillin e Evropës.

Sipas saj objektivi i Qeverisë ka qenë që gjatë këtij viti të kalohet vetëm faza e dytë e anëtarësimit drejtë Këshillit të Evropës – pra votimin professional në Asamblenë Parlamentare e jo në Komitetin e Ministrave.

“Ne e kemi synuar [anëtarësimin e plotë], mirëpo nuk është se ka qenë në objektivat e shkruara tonat, objektivi ynë ka qenë kalimi i kërkesës, pra marrja e votës së Asamblesë Parlamentare”, ka thënë ajo në një intervistë për Kosova Press.

Kryediplomatja ka refuzuar të quaj si të dështuar anëtarësimin e Kosovës në KiE, meqë në vlerësimin e saj gjatë këtij viti Kosova ka arritur një “sukses të jashtëzakonshëm” në rrugëtimin e saj drejtë anëtarësimit në këtë organizatë ndërkombëtare.

“Vendimi i Asamblesë Parlamentare me 82 për qind të votave për anëtarësimin e Kosovës është një motiv kaq masiv sa besoj që skeptikët më të mëdhenj ose optimistët më të mëdhenj nuk do ta kenë llogaritur”, ka shtuar ajo.

Ajo ndër të tjera ka potencuar se Kosova do të punojë fuqishëm për kalimin edhe të fazës së fundit për anëtarësim në KiE.

“Për në majin e ardhshëm kur mblidhet në mënyrë të rregullt Këshilli Ministror natyrisht që do të punojmë përditë me qëllim që ta arrijmë këtë objektiv”.

Kosova nuk ishte në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, ku do të votohej professional ose kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë organizëm ndërkombëtar.

Arsyeja e mos-trajtimit të çështjes së Kosovës në Komitetin e Ministrave ishte kushti që Franca, Gjermania e Italia artikuluan publikisht, e që Kosova refuzoi ta plotësojë me arsyetimin se kërkesa ishte absurde.

Shtetet më të fuqishme brenda Bashkimit Evropian kërkuan që Kosova të procedojë tutje me Asociacionin – të paktën ta dërgojë draft-statusin e këtij mekanizmi në Gjykatë Kushtetuese për shqyrtim.

Një ditë para mbledhjes së Komitetit të Ministrave, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, njoftoi se ka dërguar një letër në adresë së Këshillit të Evropës, ku zotohej se do të përgatisin një draft-statut të ri të Asociacionit e ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese deri në fund të muajit maj.

Një zotim i tillë u shpërfilli nga Këshilli i Evropës, ndërkohë Zyra e Presidentes reagoi ndaj këtij vendimi duke theksuar se ky institucion nuk u konsultua paraprakisht për letrën e dërguar.

Pas dështimit të anëtarësimit në KiE, Gërvalla në një konferencë për media njoftoi se oferta e Kosovës për Asociacionin nuk vlen më. Ndërkohë ky mos-koordinim paraprak ndërmjet institucioneve shkaktoi një përçarje të thellë në mes të presidentes Osmani e ekzekutivit kosovar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Put up nuk lejohet pa përmendur burimin.
Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


supply

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2024