Connect with us

Entertainment

Kurti për herë të dytë radhazi i bashkohet “Paradës së Krenarisë”

Avatar of admin

Published

on

Kurti për herë të dytë radhazi i bashkohet “Paradës së Krenarisë”

Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për dy vite me radhë është duke marrë pjesë në “Paradën e Krenarisë”, duke i prirë këtij organizmi që mbahet në përmbyllje të “Javës së Krenarisë”, ndonëse nuk ka arritur që ta miratojë ende Kodin Civil, në të cilën përfshihen martesat e gjinisë së njëjtë.

Këtë e ka bërë pasi që ka hyrë në vitin e tretë dhe të katërt të qeverisjes, derisa më herët kishte refuzuar që të bëhej pjesë e paradës për t’i dhënë mbështetje këtij komuniteti.

Për herë të parë, kryeministri kishte marrë pjesë në “Paradën e Krenarisë” më 9 qershor 2023.

lgbt
Albin Kurti për herë të parë në “Paradën e Krenarisë”, më 10 qershor 2023.

Në fjalën e tij para gazetarëve, Kurti kishte thënë se arsyeja që ai ishte prezent për shkak se “besoj në të drejtat e njeriut, besoj që të gjithë duhet të jemi të barabartë, dhe secili duhet të ketë të garantuar dhe të mbrojtur dinjitetin dhe integritetin”.

“Për komunitetin LGBTQI+, shteti dhe shoqëria duhet t’i mbrojë dhe duhet të mësojë për ta. Me këtë rast unë shpreh indinjatën time për numrin e madh të abuzimeve kërcënimeve dhe të diskriminimeve që përjetojnë ky komunitet”, thoshte ai.

Kreu i ekzekutivit theksonte se “ju e dëgjuat se si në mënyrë krenare bënë thirrje për barazi dhe liri”, dhe shtonte se “aty ku thërrasin për barazi dhe liri unë jam aty, sepse republika jonë demokratike ndryshe s’bënë”.

Kodi Civil i cili parasheh martesat e seksit të njëjtë nuk kishte kaluar në Kuvend në vitin 2022, kjo për shkak të kundërshtimeve të kundërshtimeve të disa deputetëve, mirëpo Kurti shprehet optimist se herën e ardhshme do të miratohet.

“Ne do të bëjmë maksimumin që Kodi Civil herën e ardhshme të kalojë suksesshëm në parlament”, potencoi ai.

Motoja e këtij marshi ku kishte marrë pjesë për herë të parë Kurti ishte “T’du qashtu qysh je”.

Kësaj parade iu kishin bashkëngjitur edhe ambasadorët e huaj në Kosovë si ai i Francës, Oliver Guerot, shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog, si dhe ambasadori italian, Antonello De Riu.

Ndërsa, hera e dytë kur Kurti mori pjesë në “Paradën e Krenarisë” është këtë të shtunë të 8 qershorit.

Si në herën e parë, Kurti i ka prirë përsëri paradës që këtë vit është organizuar nën sloganin “Kemi qenë dhe do t’jemi”.

PARADA
Albin Kurti duke i prire “Parades se Krenarise”

Pas përfundimit të paradës, ai ka thënë se Kosova garanton barazi për të gjithë qytetarët dhe se duhet të përjashtohen paragjykimet.

“Kjo paradë e afirmon diversitetin dhe e kundërshton stigmatizimin. Nëse besojmë në të drejtat e njeriut, atëherë duhet t’i flakim tutje paragjykimet. Disa njerëz janë më ndryshe, disa njerëz janë shumë më ndryshe, por që të gjithë jemi njerëz dhe duhet të jemi të barabartë. Pikërisht barazia na e mundëson bashkimin, e pamundëson përjashtimin dhe e garanton gjithëpërfshirjen. Andaj, unë mora pjesë në këtë paradë, sepse shteti ynë i pavarur është republikë demokratike që nuk e përjashton asnjeri dhe garanton barazi për të gjithë dhe secilin”, deklaroi.

Kryeministri ka qenë i shoqëruar nga Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ai i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Kjo pjesëmarrje e Kurtit në paradë vjen pasi në një kohë kur i njëjti javë më parë premtoi shtyrjen përpara të Projektkodit Civil – ku i përfshirë është edhe ligji për martesat brenda gjinisë së njëjtë e i cili nuk u miratua në lexim të parë në Kuvend në vitin 2022, pasi që një pjesë e deputetëve konservatorë të pushtetit refuzuan që ta votojnë.

Ai theksoi se “personalisht do të ndërtoj një shumicë parlamentare – dhe do të bëjë thirrje për mbështetje të gjerë për këtë edhe nga partitë opozitare”, në ngjarjen e organizuar nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, SPD, në hapësirat e Bundestagut gjerman, për nder të 75-vjetorit të themelimit të Këshillit të Evropës.

Ndryshe, kjo javë u dedikohet pjesëtarëve të komunitetit LGBTIQ+ (lesbike, gei, biseksual, transgjinor, ndërgjinor, etj).

Disa prej mbishkrimeve që janë parë në paradën e së shtunës kanë qenë: “Dashuria është dashuri dhe “Krenarë për të festuar diversitetin e Kosovës”.

Ky është edicioni i tetë i “Javës së Krenarisë në Kosovë”, ndërsa kjo është hera e dytë që Kurti merr pjesë në cilësinë e kryeministrit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Put up nuk lejohet pa përmendur burimin.
Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


supply

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2024