Connect with us

Entertainment

Mospajtimet Kosovë-BE për draft-statutin e Asociacionit: Kurti propozon të dërgohet në Venecia, ndërkombëtarët në Kushtetuese

Avatar of admin

Published

on

Mospajtimet Kosovë-BE për draft-statutin e Asociacionit: Kurti propozon të dërgohet në Venecia, ndërkombëtarët në Kushtetuese

Flamuri i Kosovës dhe i Bashkimit Evropian.

Marrëveshja për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, nuk përfshin dërgimin e draftit në Komisionin e Venedikut, ndonëse nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u tha se draft-statuti fashionable evropian i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe të dërgohet në Komisionin e Venecias nga ndërkombëtaret.

Ngjashëm siç deklaroi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, se kjo ide nuk është prezantuar formalisht veçse si një deklaratë në media, thanë edhe nga Bashkimi Evropian duke konfirmuar se ky proces s’përfshihet në dialog.

“Përfshirja e Komisionit të Venedikut nuk është e paraparë si pjesë e marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015 për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, deklaroi zëdhënësi i BE-së, Peter Stano për mediat në Prishtinë.

Kërkesë e tij ishte që draft-statuti i Bashkimit Evropian, të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

“BE dhe QUINT e kanë bërë të qartë qëndrimin e tyre dhe pritjet për hapat e radhës që Kosova duhet t’i ndërmarrë në procesin e zbatimit të këtyre dy marrëveshjeve të Brukselit të viteve 2013 dhe 2015 lidhur me themelimin e Asociacionit, më saktësisht që drafti evropian për statutin t’i dërgohet për shqyrtim Gjykatës Kushtetuese për të deklaruar atë si të pranueshëm”, tha Stano.

Ai i përsëriti thirrjet e ngjashme që Kosova të veprojë në këtë drejtim.

“Me shpejtësi dhe të ndërpresë vonesat tjera në përmbushjen e obligimeve të saj”.

Ai e përsëriti se draft-statuti evropian ishte shkruar nga ekipi i të Lajçakut me ekspertë eminentë ligjorë.

“Pas prezantimit të draftit evropian para kryeministri Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç në tetor të vitit 2023, hapi i radhës duhet të bëhet nga Kosova në përputhje me marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2015” shtoi ai.

Ndërkaq, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e konsideroi këtë deklaratë si diçka që vetëm është publikuar në media.

“Nuk kam parë një ide të tillë të prezantuar formalisht, kurdo që prezantohet tek institucioni i Presidentes si kreu i shtetit dhe si udhëheqëse e politikës së jashtme e shqyrtoj dhe pastaj ju njoftoj. Ide që prezantohen në media nuk mund t’i shoh si formalisht të prezantuara”, ka thënë ajo.

Osmani Kurti 1024x683 1
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Lidhur me këtë propozim, Osmani ka nënvizuar faktin se Kushtetuta e Kosovës ja jep të drejtën asaj si presidente ta përcaktojë objektivat e politikës së jashtme.

“Kurdo që prezantohet një ide e tillë do ta shqyrtojë. Është me rëndësi që çdo propozim dhe çdo ide të analizohet vetëm në kontekst të interesave të Republikës së Kosovës”, ka shtuar ajo.

Mirëpo, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për A2 CNN, tha se për Qeverinë e Kosovës draft-statuti fashionable evropian nuk është asgjë tjetër përveç se një “non-paper”.

“Është një dokument punues që nuk ka as brand as vulë as nënshkrim, nuk mundemi ne një non-paper ta dërgojmë në Gjykatë Kushtetuese”, tha ai.

Ai madje shpjegoi se i kishte ofruar ndërkombëtarëve një rrugëdalje që në vlerësimin e tij “është më e logjikshmja dhe racionalja” në situatën ku ata insistojnë në draftin që tashmë e quan të “Lajçak-ut”.

“Dërgojeni në një instancë ndërkombëtare mund të jenë juristët eminentë të Këshillit të Evropës mund të jetë Komisioni i Venedikut, por jo në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës”, shtonte ai.

Me konstatimin se ky draft nuk është vendor, Kurti potencoi se në Gjykatë Kushtetuese “ne dërgojmë dokumente që janë vendore”.

“Një dokument ndërkombëtar le të shkoj le të testohet në një instancë ndërkombëtare”, përsëriti ai.

Në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga BE-ja, Kosova dhe Serbia kanë arritur dy marrëveshje për Asociacionin, njërën më 2013 dhe tjetrën 2015.

Vitin e kaluar, BE-ja ua prezantoi palëve një draft-statut për Asociacionin, i cili u pranua në parim, por që më vonë kryeministri Kurti, e vlerësoi si “non-paper” këtë draft-statut.

Kosova dështoi të futej në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave në Këshillin e Evropës, i mbajtur në mes të majit në Strasburg, pasi shtetit iu vendos kusht që të lëvizte përpara me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Një ditë para takimit në Strasburg, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, përmes një letre njoftoi Këshillin e Evropës se Kosova synon që të hartojë një draft-statut për Asociacionin dhe ta dërgojë në Kushtetuese deri në fund të majit, në këmbim të pranimit të shtetit në këtë organizatë për të drejtat e njeriut.

Por, në letrën e Gërvallës thuhej se draft-statuti do të frymëzohej nga një draft i prezantuar kohë më parë nga organizata gjermane Friedrich-Ebert-Stiftung, e jo draft-statuti që iu paraqit Kosovës dhe Serbisë nga BE-ja, tetorin e vitit 2023.

Megjithatë, Kosova deri më tani nuk ka ndërmarrë hapa drejt themelimit të tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Publish nuk lejohet pa përmendur burimin.
Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


supply

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2024